Bota

Përkeqësimi i situatës Covid-19, Franca vendos bllokimin e dytë kombëtar

Përkeqësimi i situatës Covid-19, Franca vendos bllokimin e

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar një bllokim të dytë kombëtar për të paktën gjatë gjithë nëntorit.

Në një dalje publike, Macron tha se masat e reja do të hyjnë në fuqi nga e premtja, ku njerëzit do të lejohen të lëvizin nga shtëpia vetëm për punë thelbësore ose për arsye mjekësore.

Bizneset jo thelbësore, të tilla si restorantet dhe baret, do të mbyllen, por shkollat dhe fabrikat do të qëndrojnë të hapura.

Vdekjet e përditshme të covid-19 në Francë janë në nivelin më të lartë që nga prilli. Të martën, 33,000 raste të reja u konfirmuan.

Macron tha se vendi rrezikonte të "mbytej nga një valë e dytë që pa dyshim do të jetë më e vështirë se e para".

Presidenti tha se njerëzit do të duhet të plotësojnë një formular për të justifikuar daljen nga shtëpitë e tyre, siç kërkohej në bllokimin fillestar në mars.

Ditari politik

Të fundit