Flash News

Bota

Përkeqësimi i situatës, Italia ashpërson masat anti-Covid në pesë rajone

Përkeqësimi i situatës, Italia ashpërson masat anti-Covid
Foto ilustruese

Qeveria e Italisë ka forcuar kufizimet në pesë nga 20 rajonet e vendit sinjë përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve me Covid-19 ndërsa ekspertët paralajmëruan për rritje të varianteve të reja të virusit.

Italia ka krijuar një sistem të koduar me ngjyra me katër nivele (e bardhë, e verdhë, portokalli dhe e kuqe) e cila lejon që masat të kalibrohen sipas niveleve të infeksionit, me vlerësimet e rishikuara çdo javë.

Për herë të parë që nga fundi i janarit, dy rajone, Bazilikata dhe Molise u zhvendosën në zonën më të rreptë të kuqe. Kjo do të thotë që baret dhe restorantet duhet të mbyllen me grila, lëvizja të jetë e kufizuar dhe dyqanet thelbësore të jenë të mbyllura.

Tre rajone u zhvendosën nga zonat e verdha në portokalli: Lombardia dhe Piemonte, të cilat përqendrohen përkatësisht në qytetet e pasura veriore të Milanos dhe Torinos dhe rajoni qendror bregdetar i Marche.

Në këto zona, restorantet dhe baret janë të mbyllura dhe njerëzit nuk lejohen të largohen nga qytetet e tyre përveç për raste urgjente, pune dhe shëndetësore.

Ishulli i Sardenjës u bë rajoni i parë që u cilësua zonë e bardhë, me vetëm kufizime minimale.

Vendimi i së shtunës do të thotë që nga e hëna, kur të bëhet efektive, dy rajone do të klasifikohen si të kuqe, nëntë si portokalli, tetë si të verdhë dhe një si i bardhë.

Të premten ministria e Shëndetësisë sinjalizoi një rritje të vazhdueshme të infeksioneve, me 20,499 raste të reja ditore, nga 19,886 një ditë më parë. Gjatë pesë ditëve të fundit, rastet e reja janë rritur me 35% në krahasim me të njëjtën periudhë javën e kaluar.

Italia gjithashtu raportoi 253 vdekje nga koronavirusin të premten përkundrejt 308 që u regjistruan një ditë më parë.

“Shumë shpërthime janë për shkak të varianteve të reja. Unë jam i shqetësuar për progresin e epidemisë. Ne duhet të mbajmë rojen tonë dhe duhet të ndërhyjmë menjëherë dhe fuqishëm atje ku është e nevojshme", tha Gianni Rezza, një këshilltar i lartë i ministrisë së Shëndetësisë.

Të premten, në një nga vendimet e tij të para në menaxhimin e krizës shëndetësore që kur mori detyrën në fillim të këtij muaji, kryeministri Mario Draghi emëroi Fabrizio Curcio si kreun e ri të Agjencisë së Mbrojtjes Civile duke zëvendësuar Angelo Borrelli. Asnjë arsye nuk u dha për largimin e Borrellit.

Së bashku me kufizimet rajonale, palestrat mbesin të mbyllura në të gjithë vendin dhe orari i punës për bare dhe restorante është i kufizuar. Duke kërkuar të mbjellë një farë optimizmi, Ministri i Kulturës Dario Franceschini tha se qeveria po konsideronte rihapjen e kinemave dhe teatrove në zonat e verdha me rrezik të ulët nga 27 marsi.

Të fundit