Flash News

Bota

Përmbyset autobusi me refugjatë ukrainas në Itali, humbje jete dhe të plagosur

Përmbyset autobusi me refugjatë ukrainas në Itali, humbje jete

Një autobus që transportonte rreth 50 refugjatë ukrainas është aksidentuar në Itali, shkruajnë mediat e huaja.

Një prej tyre humbi jetën, ndërsa disa të tjerë u plagosën. Autobusi nga Ukraina është përmbysur në një autostradë kryesore në veri të Italisë.

Pasagjerët u evakuuan në afërsi të Forlit. Mbetet i paqartë destinacioni i autobusit.

Rreth 35,000 refugjatë ukrainas që ikën nga lufta kanë hyrë në Itali, shumica e tyre përmes kufirit të saj verilindor me Slloveninë.

Forli është në rajonin e Emilia-Romagna, i cili kufizohet me detin Adriatik dhe ka pranuar rreth 7000 refugjatë.

Të fundit