Flash News

Bota

Përmbytje të mëdha në Spanjë/ Mijëra njerëz pa energji elektrike, bllokohen rrugë dhe linja hekurudhore

Përmbytje të mëdha në Spanjë/ Mijëra njerëz

Një stuhi e fortë shiu dolli përmbytje në disa qytete të Spanjës, duke lënë mijëra njerëz pa energji elektrike dhe duke detyruar mbylljen e disa rrugëve dhe linjave hekurudhore.

Stuhia, e cila mori forcë për shkak të temperaturave të larta dhe lagështisë, goditi veçanërisht qytetin bregdetar të Alcanar në rajonin verilindor të Katalonjës.

Disa rrugë në Alcanar u shndërruan shpejt në përrenj, me një rrjedhë të fuqishme uji që shtynte makina, mobilje dhe pemë drejt bregdetit. Personeli i urgjencës shpëtoi dhjetëra njerëz të bllokuar në automjete dhe shtëpi.

Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa disa persona po marrin trajtim spitalor. Shira dhe përmbytje u raportuan gjithashtu në rajonet qendrore Castilla-La Mancha dhe Navarra.

Burimi: Reuters

Të fundit