Flash News

Bota

Përmbytjet kanë sjellë viktimat e para, Tajlanda përpiqet të mbrojë kryeqytetin

Përmbytjet kanë sjellë viktimat e para, Tajlanda përpiqet

Tajlanda po nxiton të mbrojë kryeqytetin e saj Bangkokun nga përmbytjet, pasi në provincat veriore dhe qendrore të vendit ato kanë vrarë gjashtë persona.

Ushtarët vendosën sot barriera dhe thasë me rërë për të mbrojtur rrënojat arkeologjike dhe monumentet, si dhe lagjen në kryeqytetin e vjetër mbretëror Ayutthaya, rreth 60 km në veri të Bangkok.

Rreth 70,000 shtëpi vlerësohet të jenë të prekura bënë me dije autoritetet. Gjatë fundjavës, ekipet e urgjencës organizuan operacione shpëtimi, duke evakuuar qytetarët e provincës Chaiyaphum, rreth katër orë në verilindje të kryeqytetit.

Bangkok ishte dëshmitar i një sezoni katastrofik të musonit në 2011, kur përjetoi përmbytjet e tij më të këqija në dekada. Një e pesta e qytetit ishte nën ujë dhe më shumë se 500 persona humbën jetën.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit