Flash News

Bota

Përmbytjet në Europë/ 180 jetë të humbura, udhëheqësit "fajësojnë" ndryshimet klimatike

Përmbytjet në Europë/ 180 jetë të humbura,

Banorët në rajonet e Gjermanisë dhe Belgjikës, të prekur nga përmbytjet e fundit kanë nisur pastrimin e lagjeve të tyre, ndërsa ujërat janë tërhequr.

Shkalla e dëmit po bëhet e qartë, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për persona të zhdukur.

Të paktën 180 njerëz kanë humbur jetën, por kjo shifër pritet të rritet edhe më tej. Përmbytjet që nisën të shtunën e kaluar sollën shumë dëme në njerëz dhe materiale.

Udhëheqësit evropianë kanë fajësuar ndryshimin e klimës për përmbytjet, të cilat kanë prekur gjithashtu Zvicrën, Luksemburgun dhe Holandën.

Ekspertët thonë se ngrohja globale i bën reshjet e rrëmbyeshme më të shpeshta. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2 °C që nga fillimi i epokës industriale.

Burimi: BBC

 

Të fundit