Flash News

Bota

Përmbytjet në Evropën Perëndimore, BE dhe Belgjika ulin flamujt në gjysmë shtizë në nder të viktimave

Përmbytjet në Evropën Perëndimore, BE dhe Belgjika ulin

Belgjika dhe Gjermania vijojnë prej ditësh të jenë nën pushtetin e ujit, ku qindra viktima dhe të zhdukur numërohen në të dyja vendet.

Sot flamujt e Belgjikës dhe Bashkimit Evropian janë ulur në gjysmë shtizë duke shënuar fillimin e një zie kombëtare për viktimat e përmbytjeve katastrofike në Evropën Perëndimore, shkruan republicworld

Rreth 169 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë së shiut në Gjermaninë Perëndimore, Belgjikën Lindore dhe Holandë. Mes viktimave, 117 janë të konfirmuara në rajonin gjerman të Rheinland-Pfalz, ndërsa 47 viktima janë shënuar në të Nordrhein-Westfalen.

Numri i të vdekurve në shtetin belg ka arritur në 31. Autoritetet vendase deklaruan se kishte të ngjarë të gjenin më shumë viktima mes shtëpive të shkatërruara, teksa vazhdon operacioni për të nxjerrë viktimat.

Të fundit