Flash News

Bota

Përmbytjet në Gjermani/ 177 viktima dhe mbi 100 persona të pagjetur, në fundjavë pritet reshje të tjera të dendura

Përmbytjet në Gjermani/ 177 viktima dhe mbi 100 persona të
Pasojat e përmbytjeve

Shërbimi kombëtar i motit të Gjermanisë ka thënë se rajonet e goditura nga përmbytjet vdekjeprurëse javën e kaluar nuk janë të vetmet, pasi edhe kjo fundjavë do të sjellë reshje të dendura shiu.

Stuhitë e lokalizuara pritet të shtunën. Numri i të viktimave nga përmbytjet katastrofike të javës së kaluar në Gjermaninë perëndimore tani është rritur në 128 vetë.

Në të gjithë vendin, gjithsej 177 persona kanë humbur jetën si paosjë e përmbytjeve të javës së kaluar dhe 32 të tjerë në Belgjikën fqinje.

Numri i viktimave mund të rritet më tej, pasi më shumë se 100 persona nuk janë gjetur ende.

Mbi 4500 punonjës të mbrojtjes civile, zjarrfikës dhe ushtarë janë vendosur për të  pastruar në rajonin e luginës Ahr të Rhineland-Palatinate të prekur rëndë.

Dje u miratua edhe paketa e ndihmës prej 400 milion €, ndërsa qeveria dhe premtoi se do të financojë shpejt rindërtimin e zonave më të prekura.

Burimi: Euronews

Të fundit