Flash News

Bota

Përmbytjet në Gjermani, të paktën 80 viktima dhe qindra persona të pagjetur

Përmbytjet në Gjermani, të paktën 80 viktima dhe qindra

Të paktën 80 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e përmbytjeve më të mëdha në dekada në Gjermani. Reshjet që kanë kapur rekordin në Evropën Perëndimore, kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati i tyre.

Belgjika gjithashtu ka raportuar të paktën 11 jetë të humbura nga moti ekstrem, ngjarje që sipas liderëve politikë ka ardhur si pasojë e ndryshimeve klimatike. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar mbështetje të plotë për familjet e prekura.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit. Rreth 15,000 policë, ushtarë dhe punonjës të shërbimit të urgjencës janë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar me kërkimin dhe shpëtimin e qytetarëve.

Burimi: BBC

 

Të fundit