Flash News

Bota

Përmbytjet shkaktojnë 95 viktima në Spanjë, qeveria shpall tri ditë zie

Përmbytjet shkaktojnë 95 viktima në Spanjë, qeveria shpall

Të paktën 95 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që kanë përfshirë Spanjën juglindore, tha të mërkurën qeveria rajonale e Valencias, raporton BBC

Stuhitë e shiut të martën shkaktuan përmbytje në një zonë të gjerë të Spanjës jugore dhe lindore, duke u shtrirë nga Malaga në Valencia.

Disa vende në Spanjën jugore dhe lindore patën deri në 12 inç shi në vetëm pak orë të martën, në atë që shënoi reshjet më të këqija në Valencia në 28 vjet, sipas agjencisë shtetërore të motit AEMET.

AEMET shton edhe se është shumë herët për të thënë nëse ndryshimi i klimës është fajtor.  Pamjet nga qyteti i Valencias treguan ujë me baltë që vërshonte nëpër rrugë, duke shembur mure dhe duke marre para makinat e parkuara.

Në qytete afër lumenjve si Utiel ose Paiporta, furgonë, makina dhe kosha plehrash u fshinë nga rrymat që në disa raste arrinin deri në katin e parë të ndërtesave.

Sasia e madhe e shiut që ra do të thotë që shumë u kapën në befasi, me njerëzit që e gjetën veten të bllokuar në bodrumet e tyre ose katet e para dhe të paaftë për të arritur në një vend të sigurt.

Rajoni u ndodh në një gjendje kaosi, ku shumica e autostradave u bënë plotësisht të papërdorshme mbrëmjen e së martës dhe mëngjesin e së mërkurës.  

Qeveria spanjolle ka shpallur tre ditë zie kombëtare, shkruan theguardian.

Ministri përgjegjës për politikën territoriale, Angel Victor Torres deklaroi se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet edhe më tej.

Të fundit