Flash News

Bota

Përmbytjet shkatërruese të uraganit Ida regjistrojnë afro 44 viktima në SHBA

Përmbytjet shkatërruese të uraganit Ida regjistrojnë afro 44

Përmbytjet e shkaktuara nga uragani Ida në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar të paktën 44 viktima. Pas uraganit, SHBA-ja u pushtua nga shira të rrëmbyeshëm që morën me vete makinam përmbytën linjat e metrosë në Neë York dhe pezulluan fluturimet ajrore.

Sipas Reuters, në zonat e mëdha të Nju Jorkut, Nju Xhersit dhe Pensilvanisë banorët u gjendën përballë bodrume të mbushura me ujë, ndërprerjes së energjisë elektrik, çative të dëmtuara dhe thirrjeve për ndihmë nga miqtë dhe familjarët që ishin bllokuar në banesa pas përmbytjeve.

Të paktën 13 persona humbën jetën në Neë York City, së bashku me tre në rrethinën Westchester. Guvernatori i Neë Jersey, Phil Murphy tha në një postim në Tëitter se të paktën 23 persona nga ai shtet kishin vdekur në stuhi.

Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se ekziston një emergjencë në shtetet e New Jersey dhe New York dhe urdhëroi ndihmën federale për të plotësuar përpjekjet e reagimit lokal për shkak të kushteve të vështira që rezultojnë nga mbetjet e uraganit Ida.

Rrugët u shndërruan në përrenj të ngjashëm me lumenjtë brenda pak minutash, ndërsa reshjet e shiut, bllokuan shoferët në ujërat e përmbytjeve që rriteshin me shpejtësi. Dhjetëra automjete u gjetën të braktisura në rrugët e zonës.

 

Të fundit