Flash News

Bota

Përpjekjet diplomatike për krizën në Ukrainë/ Kancelari gjerman shkon sot në Moskë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Belgjikë

Përpjekjet diplomatike për krizën në Ukrainë/ Kancelari

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të shkojë sot në Moskë për t'u takuar me presidentin Vladimir Putin në një mision për të shmangur luftën.

Mediat e huaja shkruajnë se ai do të japë mesazhin e perëndimit se ata janë të hapur për dialog për shqetësimet e sigurisë së Rusisë, por do të vendosin sanksione nëse ajo pushton Ukrainën.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të vizitojë gjithashtu Belgjikën – ku do të takohet me aleatët e NATO-s – Lituaninë dhe Poloninë, një ditë pasi ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov shprehu shpresën për diplomaci pasi i kërkoi Putinit të vazhdonte bisedimet.

Në mes të diplomacisë së furishme për të shmangur konfliktin në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara i dhanë Ukrainës një garanci kredie sovrane prej 1 miliard dollarësh, ndërsa grumbullimi i trupave ruse në kufijtë e vendit rëndon mbi ekonominë e saj.

Ndërsa SHBA paralajmëron se Rusia mund të pushtojë Ukrainën çdo ditë, ndërsa Kremlini i ka cilësuar si "absurditet". Më herët Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Boris Johnson, ku theksuan se shpresojnë ende te dialogu për zgjidhjen e krizës.

 

Të fundit