Flash News

Bota

Përplasen dy helikopterë në Australi, humbin jetën katër persona

Përplasen dy helikopterë në Australi, humbin jetën

Dy helikopterë janë përplasur në shtetin australian të Queensland, duke lënë të pajetë katër persona dhe tre të plagosur rëndë.

Përplasja ndodhi rreth orës 14:00 në afërsi të destinacionit të preferuar turistik pranë plazhit Main në Gold Coast në jug të Brisbanes.

Autoritetet bënë me dije se ekipet e emergjencës e kanë pasur të vështirë të futen në brigjet me rërë.

Shkaku i këtij aksidenti ajror nuk dihet ende, por hetimet kanë nisur.

Kryeministrja e Queensland, Annastacia Palaszczuk tha se aksidenti ishte një "tragjedi e paimagjinueshme".

Burimi: SkyNews

Të fundit