Flash News

Bota

Përplasje e rëndë në Hamburg: Tren ‘ICE’ përplaset me kamion, 12 të plagosur

Përplasje e rëndë në Hamburg: Tren ‘ICE’

Të paktën 12 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën, pas një aksidenti të rëndë mes një treni ‘ICE’ dhe një kamioni në Hamburg.

Sipas zëdhënësit të departamentit të zjarrfikësve, i plagosuri në gjendje të rëndë është transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Autoritetet kanë konfirmuar se 269 pasagjerë të tjerë në tren kanë shpëtuar pa lëndime. Aktualisht, policia po përgatitet për të evakuuar trenin dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës në lagjen Rönneburg të Hamburgut, ndërsa ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje për të menaxhuar situatën.

Të fundit