Flash News

Bota

Përplasje me policinë izraelite/ Mbi 150 palestinezë të plagosur, qindra të arrestuar

Përplasje me policinë izraelite/ Mbi 150 palestinezë të

Mbi 150 palestinezë kanë mbetur të plagosur pas përplasjeve me policinë izraelite në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor.

Mediat e huaja shkruajnë se se policia izraelite hyri në xhami mëngjesin e sotëm, teksa mijëra besimtarë ishin mbledhur për lutjet e mëngjesit.

Palestinezët hodhën gurë ndaj policisë, ndërsa kjo e fundit përdori gaz lotësjellës ndaj tyre.

Shërbimi i urgjencës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tha se ka evakuuar shumicën e të plagosurve në spitale. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze shtoi se forcat izraelite kishin penguar mbërritjen e ambulancave për të arritur në xhami, pasi mediat palestineze thanë se dhjetëra besimtarë të plagosur mbetën të bllokuar brenda kompleksit.

Forcat policore izraelite thanë gjithashtu se arrestuan të paktën 300 palestinezë. Policia izraelite tha se ata hynë në kompleks, vendi i tretë më i shenjtë në Islam dhe i nderuar nga hebrenjtë si Mali i Tempullit, për të shkatërruar një turmë "të dhunshme" që mbeti në fund të lutjeve të mëngjesit.

 

 

Të fundit