Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përplasjet Izrael-Palestinë, si ka nisur konflikti me dekada i vjetër dhe çfarë të drejtash kanë palestinezët në Jerusalem

Armiqësitë po përshkallëzohen midis Izraelit dhe Palestinezëve, me militantët e lidhur me Hamasin që gjuajnë më shumë se 1.000 raketa në Izrael që nga e hëna në mbrëmje, ndërsa Izraeli u përgjigj po ashtu me qindra sulme ajrore.
Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thonë se të paktën 35 palestinezë, përfshirë 10 fëmijë, janë vrarë në Gaza që kur sulmet ndërkufitare filluan të dielën.
Pesë izraelitë, përfshirë tre gra dhe një fëmijë, u vranë nga raketa të martën dhe të mërkurën herët, dhe dhjetëra njerëz u plagosën.
Shkëmbimi i sulmeve me raketa u parapri nga orë të tëra përplasjesh midis palestinezëve dhe forcave izraelite të sigurisë, duke përfshirë konfrontime në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa të Jeruzalemit, një vend i shenjtë për hebrenjtë dhe myslimanët.
Është cilësuar madje si lufta më e keqe në zonë që nga lufta e vitit 2014 midis Izraelit dhe forcave të Hamasit në Gaza.

Çfarë çoi në sulmet ajrore?
Për javë të tëra, protestuesit palestinezë dhe policia Izraelite janë përplasur çdo ditë rreth qytetit të Vjetër të Jerusalemit, shtëpia e vendeve kryesore fetare të shenjta për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët.
Gjatë shekullit të kaluar, Jeruzalemi ka qenë skena e konfrontimeve të dhunshme midis hebrenjve dhe arabëve dhe mbetet një nga qytetet më të kontestuara.
Përplasjet e fundit filluan një muaj më parë me një lëvizje izraelite për të bllokuar disa tubime palestineze në fillim të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, tashmë një kohë e ndjeshmërisë së shtuar fetare.
Pasi ato kufizime u zbutën, tensionet mbi një plan për të dëbuar dhjetëra palestinezë nga një lagje e Jeruzalemit lindor vazhduan të nxisin konfrontime.
Të hënën, granatat tronditëse u lëshuan në një kompleks të shenjtë në majën e kodrës dhe qindra palestinezë u lënduan në përleshjet midis protestuesve që hodhën gurë ndaj policisë, kurse kjo e fundit reagoi duke qëlluar me gaz lotsjellës dhe plumba gome. Pati edhe të lënduar nga policia.
Pse kontestohet Jeruzalemi?
Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor, përfshirë Qytetin e Vjetër, në 1967 në fund të Luftës Gjashtë Ditore, së bashku me Bregun Perëndimor dhe Gazan.
Palestinezët pretendojnë ato territore për shtetin e tyre të ardhshëm, me Jerusalemin Lindor që shërben si kryeqyteti i tij përfundimtar.
Por Izraeli - i cili e sheh Jeruzalemin si kryeqytetin e tij "të unifikuar, të përjetshëm" - aneksoi pjesën lindore të qytetit në një lëvizje që nuk njihet nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare. E ardhmja e Jerusalemit Lindor ka qenë një nga çështjet më të mprehta në procesin e paqes, e cila u ndal më shumë se një dekadë më parë.
Në ditët e fundit, izraelitët kanë organizuar ngjarje të tjera në Jerusalemin Lindor, duke çuar në grindje të vazhdueshme dhe të dhunshme me Palestinezët.
Çfarë të drejtash kanë palestinezët në Jerusalem?
Hebrenjtë e lindur në Jerusalemin lindor janë qytetarë izraelitë, ndërsa palestinezëve u jepet një formë e qëndrimit të përhershëm që mund të revokohet nëse ata jetojnë jashtë qytetit për një periudhë të zgjatur.
Ata mund të aplikojnë për shtetësi, por është një proces i gjatë dhe i pasigurt dhe shumica nuk zgjedhin sepse nuk e njohin kontrollin e Izraelit.
Izraeli ka ndërtuar vendbanime hebraike në Jerusalemin Lindor që janë shtëpitë e rreth 220,000 njerëzve.
Ajo ka kufizuar rëndë rritjen e lagjeve palestineze, duke çuar në mbipopullim dhe ndërtimin e paautorizuar të mijëra shtëpive që janë në rrezik prishjeje.
Grupi izraelit i të drejtave B’Tselem dhe Human Rights Watch me qendër në New York kanë argumentuar se veprimet e Izraelit në Jeruzalem janë të barabarta me aparteidin(sistemi i ndarjes racore i zbatuar përmes legjislacionit në Afrikën e Jugut).
Izraeli i hedh poshtë këto akuza, duke thënë se banorët e Jeruzalemit trajtohen në mënyrë të barabartë.
Si nisi konflikti?
Konflikti Arabo – Izraelit është me dekada i vjetër. Nga hebrenjtë konsiderohet se toka ku ndodheshin palestinezët ishte e drejtë biblike e tyre, ndërsa për palestinezet, izraelitët konsiderohen si pushtues të tokave të tyre.
Marrëdhëniet izraelito-palestineze janë një histori lufte të vazhdueshme që e ka origjinën në mesin e shekullit XX. Përpjekje të shumta janë bërë për ta zgjidhur konfliktin, si pjesë e procesit të paqes izraelito-palestineze.
Në vitin 1952, Izraeli vendosi që në pjesën perëndimore të tij të ndërtohej një qytet i ri, Jerusalemi Perëndimor, që do të shërbente si kryeqytet i këtij shteti.
Pas vitit 1967, kur Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor, e kaloi Jerusalemin nën varësi të tij, si kryeqytet i pandarë i shtetit izraelit.
Palestinezët kërkojnë që Jerusalemi Lindor të kalojë në varësi të shtetit të ri palestinez dhe të jetë kryeqytet i tij, por izraelitët deklarojnë se gjithë qyteti është kryeqytet i Izraelit.
Në vitin 2000, në Kemp Dejvid, të dyja palët arritën një marrëveshje, sipas së cilës, Jerusalemi do të ndahej dhe pjesa lindore do t’i kalonte Palestinës. Por, lagjet e reja të krijuara në zonën lindore nga kolonitë izraelite do të ishin nën sovranitetin e Izraelit dhe qyteti do të ishte i hapur me forca sigurie të përbashkëta nga të dyja vendet.
Për zgjidhjen e çështjes palestineze, në përgjithësi, dhe qytetit të Jerusalemit, në veçanti, janë mbajtur më dhjetëra takime ndërkombëtare me prezencën e autoriteteve palestineze dhe atyre të Izraelit.
Në këto takime janë hartuar disa plane dhe marrëveshje, të cilat fatkeqësisht kanë mbetur vetëm në letër dhe kanë mbetur të pazbatueshme në terren, ndërsa konfliktet ndërmjet palestinezëve dhe ushtrisë izraelite vazhdojnë.
Një kthesë në politikën ndërkombëtare që ka kthyer vëmendjen tek ky konflikt është vendimi i presidentit Trump për të mbështetur Izraelin dhe për të zhvendosur ambasadën amerikanë në Jeruzalem duke e njohur si kryeqytet të Izraelit. Deri tani në Jerusalem ambasadat i kanë zhvendosur vetëm SHBA dhe Guatamela.
Evropa konsideron se statusi i qytetit duhet të zgjidhet mes Izraelit dhe Palestinezëve.
Përkthyer nga Euronews.com
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38