Flash News

Bota

Përplasjet me indigjenët, Kili shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Përplasjet me indigjenët, Kili shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Kilit Sebastian Pinera shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe vendosi trupa në dy rajone jugore, ku kanë shpërthyer përplasjet mes njerëzve autoktonë të Mapuche dhe forcave të sigurisë. Mapuche po kërkojnë restaurimin e tokave të tyre stërgjyshore dhe vetëvendosjen.

Presidenti miliarder i krahut të djathtë iu drejtua kombit në një festë kombëtare që shënon "zbulimin" e Amerikës nga Christopher Columbus, raportojnë mediat e huaja.

Ajo është një ditë në histori që shihet si një fatkeqësi nga shumë popuj indigjenë në të gjithë Amerikën për shkak të kolonizimit që pasoi.

Pinera, 71 vjeç, tha se katër provincat në fjalë kanë parë "akte të përsëritura dhune të lidhura me trafikun e drogës, terrorizmin dhe krimin e organizuar të kryer nga grupet e armatosura", dhe se civilë dhe policë të pafajshëm janë vrarë.

Gjendja e jashtëzakonshme fillimisht do të zgjasë dy javë në provincat Biobio dhe Arauco në rajonin Biobio, dhe në Malleco dhe Cautin në La Araucania.

Mapuche janë grupi më i madh indigjen i Kilit që numëron 1.7 milion banorë nga popullsia 19 milionëshe e vendit dhe jetojnë kryesisht në jug.

Drejtuesit e tyre po kërkojnë që toka që aktualisht është në pronësi të fermave dhe kompanive të prerjeve të drurit të kthehet tek ata. Mungesa e një zgjidhjeje për kërkesat e Mapuche ka bërë që grupet radikale të kryejnë sulme gjatë dekadës së fundit.

Të fundit