Flash News

Bota

Përplasjet në MEK, reagon Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

Përplasjet në MEK, reagon Sekretariati i Këshillit Kombëtar

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) ka reaguar pas kontrolleve dhe përplasjeve në kampin e muxhahedinëve në Manzë me Policinë e Shtetit.

Në një deklaratë NCRI, shkruan se sulmi i sotëm ishte i ngjashëm me atë të forcave kriminale të Nouri al-Maliki në kampin Ashraf në Irak midis viteve 2009 dhe 2015.

NCRI i bën thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OKB-së të reagojnë dhe të dënojnë “sjelljen kriminale”, si edhe të japing garanci për të parandaluar situata të tjera të ngjashme.

Deklarata:

Me urdhër të fashizmit fetar që sundon Iranin, mëngjesin e sotëm rreth 1000 policë shqiptarë sulmuan Ashrafin në një sulm kriminal dhe shtypës. Ata thyen shumë dyer, dollapë dhe pajisje dhe sulmuan banorët me gaz lotsjellës dhe sprej piper. Shumë kompjuterë u prishën ose u morën.

Si rezultat i këtij sulmi kriminal, një anëtar i Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK), z. Ali Mostashari, u vra dhe më shumë se 100 njerëz u plagosën për shkak të gjuajtjes së policisë me sprej piper. Shumë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën dhe disa janë transferuar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Veprimet e policisë shqiptare të kujtojnë sulmet kriminale të forcave të Nouri al-Maliki në kampin Ashraf në Irak midis viteve 2009 dhe 2015.

Rezistenca iraniane kërkon që qeveria amerikane dhe Kombet e Bashkuara, të cilat kanë garantuar vazhdimisht sigurinë dhe mirëqenien e banorëve të Ashrafit, të dënojnë këtë sjellje kriminale dhe barbare dhe të japin garancitë e nevojshme për të parandaluar këto lloj sjelljesh të jashtëligjshme që në mënyrë flagrante. shkelin shumë traktate ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën në lidhje me Statusin e Refugjatëve, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Bashkimi Evropian, për anëtarësimin e të cilit Shqipëria ka aplikuar, duhet të dënojë këtë sulm barbar dhe të kërkojë llogari nga qeveria shqiptare për këtë sjellje.

Të fundit