Flash News

Bota

Përplasjet Palestinë-Izrael, OKB: Konflikti po përshkallëzohet drejt një lufte

Përplasjet Palestinë-Izrael, OKB: Konflikti po
Foto ilustruese

Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Izraelit dhe Palestinës që t'i ndërpresin sulmet, nga të cilat kanë mbetur të pajetë të paktën 40 persona. I dërguari i paqes i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, tha se konflikti "po përshkallëzohet drejt një lufte në shkallë të plotë", raporton BBC.

Izraeli ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në qytetin qendror të Lod, ndërsa konflikti u intensifikua. Luftimet erdhën pas disa javësh tensionesh në rritje që u nxitën nga konfrontimet e dhunshme midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në një vend në Jeruzalem që është i shenjtë si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë.

Të fundit