Flash News

Bota

"Përshkallëzim serioz", Koreja e Veriut teston raketa me rreze që mund të arrijnë në SHBA

"Përshkallëzim serioz", Koreja e Veriut teston raketa me

Shtetet e Bashkuara thonë se Koreja Veriore se fundmi ka testuar pjesë të një sistemi të ri raketash balistike ndërkontinentale (ICBM), në atë që e quajti një "përshkallëzim serioz", shkruajnë mediat e huaja.

Pheniani tha se lëshimet më 26 shkurt dhe 4 mars u fokusuan në zhvillimin e një sateliti zbulues. Por Pentagoni tani thotë se testet ishin lëshime eksperimentale, përpara një lëshimi të mundshëm të ICBM me rreze të plotë.

Me një rreze minimale prej 5,500 km, ICBM-të mund të arrijnë në SHBA. Ato janë të dizajnuara për dërgimin e armëve bërthamore.

Të enjten, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se dy testet e Koresë së Veriut "përfshinë një sistem të ri raketash balistike ndërkontinentale".

“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm këto lëshime, të cilat janë një shkelje e pacipë e rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që rrisin pa nevojë tensionet dhe rrezikojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë në rajon”, tha Kirby.

Koreja e Jugut dhe Japonia kanë konfirmuar deklaratën e SHBA dhe kanë dënuar Phenianin.  Koreja e Veriut ka kaluar më shumë se një vit duke thënë se do t'i rikthehej testimit të armëve më të mëdha. Ata madje i shfaqën ato në një paradë ushtarake dhe ekspozita.

Pheniani ka kryer disa teste raketash me rreze të shkurtër veprimi, të cilat do t'i kenë ndihmuar shkencëtarët e tyre të provojnë teknologjinë e re. Por testimi i raketave balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë e bën vërtet Uashingtonin të ulet dhe të vërë re.

Të fundit