Flash News

Bota

Përshkallëzohet dhuna, KB: Rreth 10 mijë palestinezë i kanë lënë shtëpitë e tyre; 140 viktima, 39 fëmijë

Përshkallëzohet dhuna, KB: Rreth 10 mijë palestinezë i
Foto ilustruese

Bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës kanë hyrë në ditën e gjashtë. Ndërkohë, palestinezët u mblodhën të shtunën në Bregun Perëndimor për të protestuar kundër okupimit të vazhdueshëm Izraelit dhe bombardimeve të vazhdueshme të Gazës.

Mitingje solidariteti po mbaheshin në të gjithë botën për të shënuar Ditën e Nakba ose "Katastrofën", kur ndodhi spastrimi etnik i 750,000 palestinezëve për të krijuar shtetin e Izraelit, raporton AL Jazzera.

Të paktën 140 palestinezë, përfshirë 39 fëmijë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga e hëna. Rreth 950 të tjerë janë plagosur. Në Bregun Perëndimor, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 13 palestinezë. Përballjet midis policisë izraelite dhe demonstruesve palestinezë vazhduan gjatë natës në Jeruzalemin Lindor.

Ushtria izraelite tha se qindra raketa janë qëlluar nga Gaza drejt vendeve të ndryshme në Izrael. Ndërsa dhuna përshkallëzohet, kriza humanitare rritet gjithnjë e më shumë. Mijëra familje palestineze strehohen në shkollat ​​e drejtuara nga Kombet e Bashkuara në Gazan veriore për t'i shpëtuar zjarrit të artilerisë izraelite. KB tha se rreth 10,000 palestinezë kanë lënë shtëpitë e tyre në Gaza.

Të fundit