Flash News

Bota

Përshkallëzohet situata në Kazakistan, mbi 10 mijë të plagosur dhe dhjetëra të vrarë

Përshkallëzohet situata në Kazakistan, mbi 10 mijë të

Protestat në Kazakistan, që fillimisht nisën si një pakënaqësi ndaj rritjes së çmimit për gazin e lëngshëm, u pasuan nga sulme të dhunshme mbi protestuesit duke shkaktuar edh viktima.

Së fundmi, Deutsche Welle, raporton se të paktën mbi 10.000 mijë njerëz janë plagosur, ndër të cilët 400 janë dërguar në spital për mjeki, ndërsa ka edhe dhjetëra të tjerë civilë të cilët kanë mbetur të vrarë. Sipas raporteve të qeverisë, të paktën 18 zyrtarë sigurie janë vrarë.

Raportohet se disa ndërtesa qeveritare janë përfshirë nga flakët. Protestuesit gjithashtu morën për pak kohë kontrollin e aeroportit të Almaty.

Protestat fillimisht u shkaktuan nga një rritje dramatike e çmimit të karburantit. Brenda pak ditësh, trazirat u përhapën në të gjithë ish-republikën sovjetike të pasur me naftë dhe gaz prej 18 milionë banorësh, duke u shndërruar në një valë të gjerë protestash antiqeveritare.

Për të qetësuar protestuesit, u ulën çmimet e karburantit. Presidenti Kassym-Jomart Tokayev (të mërkurën shkarkoi qeverinë. Presidenti Tokayev ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme, duke çuar në shtetrrethim mbarëkombëtar gjatë natës, kufizime ku njerëzit mund të lëvizin dhe ndalim të tubimeve.

Të fundit