Flash News

Bota

Pesë ditë para zgjedhjeve, Trump dhe Biden fushatë në zonën që përcakton historikisht fituesin

Pesë ditë para zgjedhjeve, Trump dhe Biden fushatë në

Vijon fushata e dy kandidatëve presidenciale Donald Trump dhe Joe Biden. Pesë ditë para zgjedhjeve, dy rivalët e kanë zhvendosur fushatën në Florida.

Që prej vitit 1996 ka rezultuar se fituesi i Floridës ka marrë presidencën. Florida ka 29 nga të 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar zgjedhjet.

Sipas sondazheve të publikuara nga Real Clear Politics, presidenti Trump renditet pas Biden në Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin, ndërsa në Florida dhe Karolinën e Veriut janë thuajse të barabartë.

Sa i takon sondazheve në shkallë vendi,  Biden ka epërsi 7-8%.

Të fundit