Flash News

Bota

Pesë të vdekur nga rënia e pemëve, mes tyre 2 fëmijë

Pesë të vdekur nga rënia e pemëve, mes tyre 2

Pesë persona kanë humbur jetën nga rënia e pemëve në Poloninë jugore, e cila u përfshi nga erëra të forta deri në 155 km në orë në malet Tatra.

Në qytetin Rabka-Zdroi, dy të rritur dhe një fëmijë kanë mbetur të vdekur pasi janë shtypur nga një pemë e shkulur nga erërat e forta.

Në resortin popullor të Zakopane, një grua 23-vjeçare dhe një djalë 9-vjeçar humbën jetën në një ngjarje të ngjashme.

Zjarrfikësit ndërhynë në mëngjes në 140 vende për të hequr pemët që kishin rënë në rrugë ose kishin dëmtuar çatitë e shtëpive, sipas raporteve të mediave polake.

Erërat e forta këtë të hënë pasuan tre ditë me temperatura jashtëzakonisht të larta. Të shtunën, merkuri theu një rekord për sezonin, duke u ngjitur në 26.4 gradë Celsius në qytetin e Tarnóë, thekson Agjencia Polake e Lajmeve (PAP).

Të fundit