Flash News

Bota

Peticion rus kundër luftës në Ukrainë/ Mbi 1 milion njerëz i thonë “JO” Vladimir Putinit

Peticion rus kundër luftës në Ukrainë/ Mbi 1 milion

Një peticion në gjuhën ruse ka mbledhur më shumë se 1 milion nënshkrime për t’i thënë “JO” luftës që Rusia ka nisur tashmë në Ukrainë.

CNN raporton se peticioni u krijua nga aktivisti i të drejtave të njeriut Lev Ponomarev me titull “Jo luftës”. Peticioni rus i Change.org kundër luftës në Ukrainë ka mbledhur deri tani më shumë se 1 milion nënshkrime.

Figura të njohura në Rusi, aktorë, këngëtarë, sportistë e kanë shpërndarë peticionin në rrjetet  tyre sociale, duke bërë thirrje për t’iu bashkuar nënshkrimit kundër luftës në Ukrainë.

Ofensiva e Vladimir Putin u kundërshtua fillimisht nga qytetarët e Rusisë të cilët vërshuan në rrugët e Moskës dhe qytete të tjera duke kundërshtuar pushtimin e Ukrainës. Regjimi i Putin vuri në pranga mijëra protestues.

Të fundit