Flash News

Bota

Pezullimi i përdorimit të vaksinës AstraZeneka, OBSH: Nuk ka arsye, është e sigurt

Pezullimi i përdorimit të vaksinës AstraZeneka, OBSH: Nuk ka

Vendet nuk duhet të ndalojnë së përdoruri vaksinën AstraZeneca nga frika se shkakton mpiksje të gjakut pasi nuk ka asnjë indikacion se kjo është e vërtetë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Bullgaria, Danimarka dhe Norvegjia janë ndër vendet që kanë ndaluar përdorimin e saj së fundmi.

Të Premten një zëdhënëse e OBSH-së ka hedhur poshtë zërat se pas vaksinimit për Covid-19 ekziston rreziku i mpiksjes së gjakut.

Margaret Harris tha se ishte një "vaksinë e shkëlqyeshme" dhe duhet të vazhdojë të përdoret.

Rreth 5 milion evropianë kanë marrë tashmë vaksinën AstraZeneca.

Deri tani janë raportuar 30 raste në Evropë të "ngjarjeve tromboembolike" - ose zhvillimit të mpiksjes së gjakut - pas injektimit të vaksinës. Pati gjithashtu raporte se një 50-vjeçar kishte vdekur në Itali pasi kishte pësuar trombozë të venave.

Të fundit