Flash News

Bota

Plagoset gjatë mitingut ish-presidenti amerikan Donald Trump

Plagoset gjatë mitingut ish-presidenti amerikan Donald Trump

Ish-presidenti amerikan Donald Trump u plagos me armë zjarri gjatë një mitingu në Pensilvani. Plumbi e ka qëlluar ish-presidentin amerikan në njërin vesh.

Pas të shtënave, Trumpu mbërthye shpejt nga agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA dhe u tërhoq zvarrë jashtë skenës në një automjet që priste. Ai ngriti një grusht teksa u fut në makinë.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth, Trump tha se një plumb shpoi "pjesën e sipërme" të veshit të tij të djathtë. Më herët, zëdhënësi i tij tha se ai po merrte trajtim në një qendër mjekësore lokale.

“E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte në atë që dëgjova një zhurmë, të shtëna dhe menjëherë ndjeva që plumbi të çante nëpër lëkurë”, shkroi Trump. "Kishte shumë gjakderdhje, kështu që atëherë kuptova se çfarë po ndodhte.”

Të fundit