Flash News

Bota

Plani i Biden për të ndryshuar Amerikën është në rrezik, favorizohen republikanët e Trump

Plani i Biden për të ndryshuar Amerikën është në

Plani i presidentit Joe Biden prej 4 trilionë dollarësh për të ndryshuar Amerikën është në rrezik të vërtetë, pasi ndarjet e thella mes demokratëve kërcënojnë të shkatërrojnë axhendën e tij të brendshme dhe të demoralizojnë partinë para zgjedhjeve të Kongresit, të cilat mund t’i dorëzojnë pushtetin republikanëve të Donald Trump.

Biden po përpiqet të shpenzojë shuma të mëdha për të dhënë më shumë për amerikanët me të ardhura të mesme. Në një plan që disa senatorë republikanë mbështesin, ai po hedh 1 trilion dollarë për të rregulluar rrugët, urat dhe sistemet e transportit.

Një projekt i veçantë shpenzimi prej 3.5 trilionë dollarësh do të përmirësonte kujdesin shëndetësor në shtëpi për amerikanët e sëmurë dhe të moshuar, si dhe do të transformonte ekonominë në luftën kundër ngrohjes globale.

CNN shkruan se pengesa më e madhe për realizimin e këtij plani vjen nga demokratët dhe jo nga republkanëit.

Të fundit