Flash News

Bota

"Po bën të pamundurën të shpëtojë dhe banorët", kryebashkiaku i Mariupolit largohet nga qyteti

"Po bën të pamundurën të shpëtojë dhe

Kryetari i Bashkisë së Mariupol, Vadym Boychenko është larguar nga qyteti ukrainas, por është ende në "kontakt të vazhdueshëm" me autoritetet për të ndihmuar në shpëtimin e civilëve, sipas këshillit lokal.

Qyteti kryesor port ka qenë një objektiv i rëndësishëm për forcat ruse dhe ka qenë nën breshëri të përditshme sulmesh që nga fillimi i pushtimit. Kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk Pavlo Kyrylenko tha: "Nuk ka asnjë lidhje në Mariupol, kështu që Boychenko duhej të ishte në një vend tjetër. Ne jemi në kontakt me të dhe vazhdojmë të punojmë për krijimin e një korridori të gjelbër për evakuimin e njerëzve."

"Kjo punë është tepër e vështirë dhe kryhet në komunikim të plotë me kolegët e mi të Zaporizhias dhe kryebashkiakun Vadym Boychenko."

 

Të fundit