Flash News

Bota

Macron reagon pas shuplakës nga gruaja: Po bënim shaka, siç shpesh bëj me të

Macron reagon pas shuplakës nga gruaja: Po bënim shaka, siç

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar për herë të parë lidhur me videon që është bërë virale në rrjet, ku gruaja e tij, Brigitte Macron, shihet duke e qëlluar në fytyrë pak para se të zbresin nga avioni presidencial në një vizitë zyrtare në Vietnam.

Në pamjet që kanë qarkulluar gjerësisht, Brigitte Macron duket teksa e godet burrin e saj në fytyrë përpara se ai të zbresë nga avioni, duke e detyruar atë të bëjë një hap pas për të rifituar ekuilibrin dhe më pas të përshëndesë mediat në pistën e aeroportit.

Duke folur për televizionin francez BFMTV, Macron mohoi që të bëhej fjalë për një “skenë familjare” dhe u përpoq ta minimizonte situatën:

“Ndoshta po bënim shaka, siç bëjmë shpesh me gruan time, dhe një video që u publikua u shndërrua në një katastrofë gjeoplanetare. Në botën në të cilën jetojmë, nuk kemi shumë kohë për të humbur duke diskutuar çështje të tilla”, u shpreh presidenti francez me ironi.

Pas incidentit, Brigitte qëndroi për pak kohë në hyrje të avionit, duke shmangur ekspozimin e drejtpërdrejtë, përpara se të zbriste bashkë me të shoqin. Ndërsa zbresin shkallët, ajo refuzon dorën që Macron i zgjat si gjest bashkëshortor, gjë që shtoi edhe më shumë spekulimet për një tension të mundshëm mes çiftit.

Presidenti francez theksoi se kjo nuk ishte hera e parë që një video me pjesëmarrjen e tij është keqinterpretuar:

“Në javët e fundit, ka pasur disa video ku pamjet janë shtrembëruar. Një rast tjetër ishte kur isha në tren me Friedrich Merz dhe Keir Starmer drejt Kievit. Njerëzit thonë shumë gjëra budallallëqe. Të gjithë duhet të qetësohen”, u shpreh ai, duke iu referuar kritikëve si “të çmendur”.
Emmanuel dhe Brigitte Macron janë të martuar që prej vitit 2007 dhe shpesh janë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre të pazakontë, por edhe për humorin dhe afeksionin që ndajnë në publik.

Të fundit