Flash News

Bota

Po bënin udhëtim të rrezikshëm për të shkuar në Spanjë, shpëtohen 208 emigrantë të paligjshëm

Po bënin udhëtim të rrezikshëm për të shkuar

Anijet spanjolle shpëtuan 208 emigrantë, të cilët përmes anijeve të vogla ishin drejtuar për në gadishullit Iberik. Anijet e shërbimit të shpëtimit i gjetën refugjatët në detin Mesdhe dhe oqeanin Atlantik, duke bërë një udhëtim të rrezikshëm., raporton Euronews.

Një total prej 106 emigrantësh, përfshirë 44 gra dhe 20 të mitur, u gjetën në një anije që shkonte drejt ishujve Kanarie, tha shërbimi i shpëtimit.

Katër anije të tjera transportonin 102 emigrantë që po kalonin Mesdheun për në Spanjë. Kjo e fundit është përballur me një rritje prej 49% të migrimit të paligjshëm këtë vit në krahasim me janar-gusht të vitit 2020, sipas Ministrisë së Brendshme.

Gjithsej 20,491 refugjatë kanë mbërritur në tokën spanjolle, kryesisht nga deti. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin raporton se gati 500 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur gjatë përpjekjes për të arritur në Spanjë këtë vit.

 

Të fundit