Flash News

Bota

Po filmonte veten gjatë fluturimit, humb jetën "live" influenceri kinez

Po filmonte veten gjatë fluturimit, humb jetën "live"

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku një influencer kinez ka humbur jetën ndërsa po filmonte veten e tij. Influenceri Tang Feiji po transmetonte me anë të rrjeteve sociale, fluturimin për ndjekësit e tij, ndërkohë që minihelikopteri ku po qëndronte u rrëzua dhe shpërtheu në flakë. Pamjet e drejtpërdrejta të incidentit treguan aeroplanin duke u rrotulluar përpara se të binte në tokë dhe të merrte flakë.

Qindra shikues në rrjetet sociale reguan duke kërkuar ndihmë, ndërsa në pamjet e drejtpërdrejta shfaqej minihelikopteri teka merrte flakë. Daily Mail shkruan se influenceri 55-vjeçar kishte veshur një helmetë, por kjo nuk arriti dot ta mbronte nga goditjet të cilat i shkaktuan vdekjen.

Pas vdekjes së tij, llogaria e Tang është vendosur në private, dhe vetëm ndjekësit ekzistues mund të kenë qasje në përmbajtjen e tij. Disa departamente kineze po hetojnë mbi vdekjen e tij të papritur, ndërsa thanë se askush tjetër nuk u lëndua në aksident dhe nuk u raportuan dëme.

Të fundit