Flash News

Bota

Po i vjen fundi rezistencës? Talebanët ‘kërcënojnë’ provincën e fundit në Afganistan

Po i vjen fundi rezistencës? Talebanët
Foto Ilustruese

Lugina Panjshir është e vetmja zonë në Afganistan, e cila vijon të mbetet e pa prekur nga pushtimi taleban. Mirëpo edhe ajo duket se nuk do të mbetet pas të tjerave, pasi talebanët kanë filluar rrethimi e Panjshirit.

Mediat e huaja raportojnë se talebanët janë të vendosur që ta marrin luginën Panjshir, pasi e kanë rrethuar atë nga të gjitha anët.

"Emirati Islamik po përpiqet ta zgjidhë këtë çështje në mënyrë paqësore”, ka thënë zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në Twitter. Panjshiri famshëm për mbrojtjen e tij natyrore që nuk është depërtuar kurrë nga forcat sovjetike ose talebanët në konfliktet e mëparshme, është e vetmja zonë që talebanët nuk e kanë shkelur ende

Panjshiri udhëhiqet nga Ahmad Massoud, djali i udhëheqësit të famshëm muxhahidin Ahmed Shah Massoud dhe të vetmet forca të lira anti-talebanë që kanë mbetur në Afganistan.

Lugina ruhet nga një grykë e ngushtë, duke e bërë hyrjen dhe daljen jashtëzakonisht të vështirë për të huajt

Një zëdhënës i Frontit të Rezistencës Kombëtare Anti-Talebane të Massoud tha se grupi ishte i përgatitur për "konflikt afatgjatë", por do të preferonte të negocionte për një qeveri përfshirëse.

"Kushtet për një marrëveshje paqeje me talebanët janë decentralizimi, një sistem që siguron drejtësi sociale, barazi, të drejta dhe liri për të gjithë," tha zëdhënësi Ali Maisam Nazary.

 

Të fundit