Flash News

Bota

"Po kalojmë një ditë të pabesueshme", tërheqjet ruse shkaktojnë gëzim në Kiev por deputetja Vasylenko nuk është optimiste

"Po kalojmë një ditë të pabesueshme",

Lajme të shumta janë publikuar gjatë gjithë ditës për tërheqjen e forcave ruse nga rajoni i Kievit, teksa forcat ukrinase thonë që kanë rimarrë një sërë qytetesh.

Ndërsa të gjitha shenjat tregojnë se ato forca do të ridislokohen në Donbas për ofensivën e vazhdueshme të Rusisë atje, largimi nga zonat përreth kryeqytetit po përballet me një shkallë të caktuar lehtësimi midis atyre në qytet - përfshirë dhe gazetari i mbrojtjes i Kiev Independent, Illia Ponomarenko.

Përmes një postimi në Twitter, Ponomarenko shkruan se po kalojnë një ditë të pabesueshme dhe se janë shumë të gëzuar.

"Ne po kalojmë një ditë absolutisht të pabesueshme. Unë thjesht nuk mund të vazhdoj të vizatoj një hartë me qytete dhe qytete të reja të rajonit të Kievit, nga të cilat Rusia ka tërhequr forcat e saj,"- shkruan gazetari Ponomarenko.

Por deputetja ukrainase Lesia Vasylenko nuk është shumë optimiste, pasi ajo ka komentuar në postimin e Ponomarenkos, teksa shkruan:

"Unë nuk jam aq pozitive. Rusët po rigrupohen. Kjo do të thotë telashe për komunitetet e tjera."

Të fundit