Flash News

Bota

Po kalonin nga Franca në Angli, përmbyset varka me emigrantë, të paktën 20 të vdekur

Po kalonin nga Franca në Angli, përmbyset varka me emigrantë,

Më shumë se 20 emigrantë që ishin nisur për në Mbretërinë e Bashkuar janë mbytur në Kanalin pranë Calais pasi varka e tyre u mbyt, ka thënë qeveria franceze, raporton BBC.

Kryeministri francez Jean Castex tha se ngjarja ishte një tragjedi, duke shtuar se ata që vdiqën ishin viktima të "kontrabandistëve kriminelë".

Një operacion shpëtimi është ende duke u zhvilluar pasi një peshkatar dha alarmin, tha një zëdhënës i rojes bregdetare franceze.

Ngjarja vjen mes numrit rekord të rasteve të emigrantëve që kalojnë nga Franca në Mbretërinë e Bashkruar.

Të hënën, numri i emigrantëve që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar me anije këtë vit tejkaloi më shumë se trefishin e totalit të vitit 2020.

Redaktori i politikave të BBC Newsnight, Lewis Goodall, tha se rreth 25 varka ishin përpjekur të kalonin deri më tani të mërkurën.

Më shumë se 1000 emigrantë mbërritën brenda një dite në fillim të këtij muaji - një rekord i ri.

Në fillim të kësaj jave, Sekretarja e Brendshme Priti Patel e përshkroi numrin e emigrantëve të paligjshëm që largohen nga Franca si "të papranueshëm".

Ajo tha se projektligji i qeverisë për kombësinë dhe kufijtë ishte "zgjidhja afatgjatë" për trajtimin e çështjes.

Të fundit