Flash News

Bota

Po organizonin komplot për të rrëzuar qeverinë me dhunë, arrestohen 25 persona në Gjermani

Po organizonin komplot për të rrëzuar qeverinë me

22 shtetas gjermanë u arrestuan, pasi dyshohetse po organizonin një komplot për të rrëzuar qeverinë gjermane. Në pranga kanë rënë edhe tre shtatas të tjerë, mes tyre një rus.

Mijëra policë në Gjermani kryen një seri bastisjesh mëngjesin e sotëm. Prokurorët federalë thanë se rreth 3,000 oficerë kryen kontrolle në 130 vende në 11 nga 16 shtetet e Gjermanisë kundër mbështetësve të të ashtuquajturës Lëvizja Qytetarët e Rajhut.

Disa anëtarë të grupit kundërshtojnë kushtetutën e Gjermanisë të pasluftës dhe kanë bërë thirrje për përmbysjen e qeverisë.

Prokurorët thanë se të arrestuarit akuzohen se vitin e kaluar kanë themeluar një “organizatë terroriste me qëllim për të përmbysur rendin ekzistues shtetëror në Gjermani dhe për ta zëvendësuar atë me formën e tyre të shtetit, e cila tashmë ishte në rrjedhën e themelimit”.

Të dyshuarit ishin të vetëdijshëm se qëllimi i tyre mund të arrihej vetëm me mjete ushtarake dhe me forcë, thanë prokurorët.

Ata dyshohet se kanë besuar në një "konglomerat teorish konspirative që përbëhen nga narrativa nga të ashtuquajturit Qytetarët e Rajhut si dhe nga ideologjia QAnon", sipas një deklarate nga prokurorët.

Burimi: Euronews

Të fundit