Flash News

Bota

"Po prisnin për të marrë ushqim", Hamasi: Izraeli vrau 20 persona në Gaza

"Po prisnin për të marrë ushqim",  Hamasi: Izraeli vrau

Ministria e Shëndetësisë e grupit islamik palestinez Hamas ka akuzuar Izraelin për vrasjen e 20 personave që prisnin në radhë në dalje të qytetit të Gazës për të marrë ndihma humanitare. 

"Okupimi izraelit kreu një masakër të re kundër mijëra njerëzve të uritur ", duke vrarë 20 njerëz dhe duke plagosur 150, tha Ashraf al-Kudra , zëdhënësi i ministrisë. Xhihadi Islamik , një grup tjetër palestinez, raportoi se ishte goditur nga "predha artilerie dhe raketa". 

Ndërkohë ushtria izraelite ende nuk është përgjigjur. Dëshmitarët e intervistuar nga AFP konfirmojnë se ata ishin në shënjestër të ushtrisë izraelite.

“Njerëzit kishin shkuar të kërkonin ushqim dhe miell sepse nuk kishin çfarë të hanin. Dhe befas mbërritën tanket dhe filluan të qëllojnë mbi njerëzit, të cilët i prenë në copa ”, përshkruan Abu Ata Basal , xhaxhai i njërit prej të plagosurve.

“Shkuam të kërkonim miell dhe na bombarduan ”, tha Mohammed al-Rifi, i cili u plagos në krah dhe këmbë.

Të fundit