Flash News

Bota

“Po shkojmë drejt ferrit klimatik”, paralajmëron OKB

“Po shkojmë drejt ferrit klimatik”, paralajmëron OKB

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, tha ditën e parë të konferencës për klimën COP27 në Egjipt se bota po shkon drejt ferrit klimatik.

“Ora po shkon. Jemi në luftën e jetës dhe po humbasim”, ka thënë Guterres raporton BBC.

OKB ngriti si problem emetimin e gazeve serrë në rritje çka po e çojnë planetin drejt një kaosi klimatik.

“Emetimet e gazeve serrë vazhdojnë të rriten, temperaturat globale vazhdojnë të rriten dhe planeti ynë po i afrohet me shpejtësi pikës së kthesës që do ta bëjë kaosin klimatik të pakthyeshëm. Ne jemi në prag të një ferri klimatik”, shtoi Guterres.

Të fundit