Flash News

Bota

"Po vidhen votat", Biden i përgjigjet Trump-it: I gatshëm të përballem me Gjykatën e Lartë

"Po vidhen votat", Biden i përgjigjet Trump-it: I gatshëm
Biden vs Trump

Pas deklaratës së Dondald Trump për vjedhjen e zgjedhjeve, teksa deklaroi se do t'i drejtohet Gjykatës së Lartë, ka ardhur edhe reagimi i Biden

Zyrtarë të fushatës së kandidatit demokrat, Joe Biden, thanë se janë të gatshëm të përballen me presidentin Donald Trump, nëse ai dërgon në Gjykatën e Lartë kërkesën për ndërprerjen e numërimit të votave.

Nëse ndodhë një gjë e tillë "ne i kemi ekipet ligjore të gatshme për t'i rezistuar kësaj përpjekjeje," tha menaxherja e fushatës së zotit Biden, Jen O'Malley Dillon.

Deri tani, Joe Biden është në avantazh me 224 vota senatin elektoral, ku ka dominuar në shtetet e Vermont, Masaçusets, Nju Xhersi, Delauer, Merilend, Distrikti i Kolumbias, Nju Jork, Kënektikat, Nju Xhersi, Kolorado, Nju Meksiko, Ilinoi, Oregon, Kalifornia.

Ndërkohë, Donald Trump ka dalë fitues në shtetet e Indiana, Kentaki, Oklahoma, Alabama, Dakota e Jugut, Nebraska, Arkansa, Tenesi,  Virxhinia Perëndimore, Karolina e Jugut. Kështu Trump ka mundur të sigurojë deri tani 213 vota në senatin elektoral.

Ndërkohë numërimi është duke vazhduar në ato që i kemi quajtur shtete vendimtare si Teksas, Florida, Xhorxhia, Pensilvania, Micigan, etj.

Të fundit