Flash News

Bota

Policia daneze shpërndan me gaz lotsjellës protestuesit në mbështetje të Palestinës

Policia daneze shpërndan me gaz lotsjellës protestuesit në

Policia daneze shpërndau me gaz lotsjellës një grup protestuesish në kryeqytetin e saj këtë të premten, të cilët ishin mbledhur për t'u solidarizuar me Palestinën poër luftën kundër Izraelit.

Protesta, e cila filloi nga stacioni i trenit Svanemollen me ecjen e një grupi të vogël, ishte planifikuar të përfundonte në Ambasadën e Izraelit, ndërsa pas fjalimeve, ndodhi një përplasje midis demonstruesve dhe policisë para ndërtesës diplomatike.

Policia ndërhyri pasi u dëgjua një shpërthim i fortë me mjete të hedhura disa herë pas kordonit të policisë që u formua rreth ambasadës. Policia përdori gaz lotsjellës mbi demonstruesit e mbledhur në shesh.

Disa gra dhe fëmijë në mesin e demonstruesve u prekën nga gazi lotsjellës. Zyrtarët e zbatimit të ligjit më pas shpërndanë protestuesit duke përdorur forcë.

Ndërsa disa demonstrues u kthyen në vendin ku filluan demonstratat dhe vazhduan të hidhnin parulla kundër Izraelit, të tjerët valëvitën flamuj palestinezë në rrugët e Kopenhagës dhe kërkuan liri për Palestinën.

Rreth 4.000 njerëz morën pjesë në demonstratë, sipas informacionit të televizionit shtetëror danez, DR, të marrë nga forcat e sigurisë.

 

Të fundit