Flash News

Bota

Policia forcon mbrojtjen në Bundestag, shkaku

Policia forcon mbrojtjen në Bundestag, shkaku
Foto Ilustruese

Presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schäuble ka kërkuar që godina e Reichstagut të mbrohet më mirë nga policia. Shkaku i kësaj kërkese ishte sulmi i dhunshëm në Kongresin e SHBA.

Pas sulmit ndaj Kapitolit në Uashington, Policia e landit të Berlinit ka organizuar më shumë forca policore për mbrojtjen e zonës rreth ndërtesës së Reichstagut. Kjo është raportuar nga gazeta "Bild am Sonntag", e cila citon një letër nga Wolfgang Schäuble drejtuar deputetëve të Bundestagut gjerman.

Schäuble theksoi në letër se ka kërkuar një raport nga ministria e Jashtme për trazirat në SHBA dhe se ai "do të sqarojë vetë me qeverinë federale dhe landin e Berlinit, se çfarë vendimesh duhet ndërmarrë për sigurimin më të mirë të Bundestagut nga sulme të ngjashme".

Të fundit