Flash News

Bota

Policia qëllon për vdekje një tjetër afro-amerikan, protesta të dhunshme në Filadelfia

Policia qëllon për vdekje një tjetër afro-amerikan, protesta

Protesta të dhunshme me policinë dhe trazira ka shkaktuar vrasja nga oficerët e një 27-vjeçar afto-amerikan në Filadelfian Perëndimore, në SHBA.

Sipas policisë, i riu Walter Wallace ka qenë i armatosur me një thikë kur iu është afruar policëve. Ai ka refuzuar të hedhë në tokë thikën dhe është qëlluar disa herë në trup, duke i shkaktuar vdekjen.

Ky fakt ka sjellë zemërimin e qytetarëve, të cilët janë ngritur në protesta të dhunshme. Për pasojë, mediat raportojnë se jaë plagosur katër oficerë policie, pasi u goditën me sende të forta.

Kujtojmë se edhe në muajin maj, pati të tjera protesta dhe kaos kundër racizmit në Shtetet e Bashkuara pas vdekjes së afrikano-amerikanit 46-vjeçar George Floyd ndërsa mbahej nga policia.

Policia qëllon për vdekje një tjetër afro-amerikan, protestaPolicia qëllon për vdekje një tjetër afro-amerikan, protestaPolicia qëllon për vdekje një tjetër afro-amerikan, protesta

Të fundit