Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Politika e jashtme gjermane: Ç'pamje do të ketë ajo me Laschet dhe Söder?

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë do duhet të jetë kreu i CDU-së, Armin Laschet ose i CSU-së, Markus Söder. Çfarë do të pritet prej tyre në politikën e jashtme?
"Nga një kancelar federal pritet që ai të jetë me përvojë në politikën e jashtme apo atë europiane." Kreu i ri i Partisë Kristiandemokrate, CDU, Armin Laschet e tha këtë në një intervistë për Reuters, duke u ngritur më lart në çështjen e kandidaturës për kancelar nga rivali i tij. Por Markus Söder, kryeministri bavarez dhe kreu i Partisë Kristiansociale, CSU u kundërpërgjigj menjëherë. Ai ka biseduar tre çerek ore me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe ka arritur në përfundimin, se ka "ujdi të mëdha" me të. Në bisedimet, në anglisht, është bërë fjalë për projekte të përbashkëta të aviacionit si për shembull avioni i përbashkët luftarak europian. Për shkak se në Bavari e kanë qendrën disa sipërmarrje të rëndësishme të avacionit civil dhe luftarak, Söder me këtë fiton pikë si në politikën e jashtme ashtu edhe atë ekonomike. Që në tetor, Markus Söder ka kërkuar një rol më aktiv të Gjermanisë në politikën e jashtme.
Rritja e rëndësisë së Gjermanisë
Ky është vetëm një shembull, se si aspirantët për postin e kancelarit po pozicionohen ndërkohë në politikën e jashtme, para se të përcaktohet deri në fund të pranverës, se kush do të futet në garën për kancelar nga Unioni CDU/CSU. Johannes Varwick, profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Halles mendon se detyrat që do ketë përpara Söder apo Laschet nuk janë të lehta. "Çdo pasues i një kancelereje që ka përvojë në politikën e jashtme për më shumë se një dekadë e gjysmë dhe është sprovuar në një sërë krizash do duhet të piqet njëherë në këtë rol. Nga ana tjetër pesha politike e Gjermanisë në vitet e fundit është rritur dukshëm dhe asnjë kancelar nuk mund të bjerë më poshtë se kërkesat. Përkundrazi: Ndryshimi i personelit do të rrisë presionin për pozicionim në çështje kardinale."
"Europiani" dhe "letra e bardhë"
Armin Laschet ka më shumë përvojë politike europiane, që nga biografia e tij. Ai është rritur në trekëndëshin Gjermani-Belgjikë-Holandë, herët ai zhvilloi vetëdijen se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi europian. Edhe në kohët e Coronës, Laschet i ka mbrojtur kufijtë e hapur. Nga vitit 1999-2005 ai ka qenë deputet në Parlamentin Europian, i përqëndruar në çështjet e politikës së jashtme. Gjithmonë ai ka kërkuar më shumë guxim për integrimin europian.
Tek Markus Söder nuk e gjen dot një angazhim të tillë. Eksperti Johannes Varwick e quan Söder në drejtim të politikës së jashtme europiane ende "një letër të bardhë". Thorsten Benner, drejtues i Institutit të Berlinit për Politikën Publike Globale shkon edhe më tej. Söder ka "pak ose aspak lidhje emocionale me projektin europian dhe nuk do të trembet para agjitimit oportunist kundër Brukselit, nëse kjo e ndihmon për politikën."
Rilindja e marrëdhënieve transatlantike jo me çmim zero
Të dy politikanët i bashkon përqëndrimi më shumë tek BE e Franca, se tek SHBA. Kujtojmë se Angela Merkel në vitin 2003 si kryetare e CDU-së udhëtoi demonstrativisht në Uashington dhe mbështeti presidentin Bush në luftën e Irakut, atëherë kur një shumicë e gjermanëve ishin kundër, ashtu si edhe kancelari socialdemokrat, Gerhard Schröder.
Marrëdhëniet transatlantike gjatë katër viteve me Trump u bënë të vështira. "Amerika ishte për ne gjithmonë vendi i lirisë dhe i demokracisë", u shpreh Armin Laschet në fjalimin e tij për në garën për kryetar të CDU-së duke iu referuar mësymjes së Kapitolit. Kurse Söder është shprehur, se dashuria e tij për Amerikën u vu në një provë të vështirë në katër vite me Trumpin. Të dy i vendosin shpresat tek presidenti i ri, Joe Biden. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Biden u bëri thirrje partnerëve. "Aleanca transatlantike u kthye."
Por afrimi i Bidenit nuk është pa kushte. Ai kërkon për shembull si paraardhësi i tij që partnerët të rrisin shpenzimet e armatimit dhe të marrin më shumë përgjegjësi në fushën e politikës së sigurisë. Söder është parimisht dakord, por thekson se "ne nuk jemi fëmijë të vegjël. Ne jemi partnerë, as vasalë dhe as të nënshtruar", tha ai para pak ditësh për agjencinë AP. Edhe Laschet e mbështet synimin e NATO-s që shtetet anëtare të shpenzojnë 2% të kapacitetit ekonomik për mbrojtjen, në një kohë që Gjermania është larg këtij synimi.
Söder: "Balanca mes interesave dhe vlerave"
Një pengesë për rilindjen e bashkëpunimit transatlantik mund të bëhet politika gjermane për Kinën dhe Rusinë. Ashtu si Trump, edhe Biden është i mendimit, se Berlini për shkak të interesave tregtare i bën shumë lëshime të dyja qeverive. Në këtë pikë nuk do të ndryshojë shumë në politikën gjermane si me Laschet ashtu edhe me Söder. Laschet ka bërë fjalë për një "konkurrencë të sistemeve", në të cilën Perëndimi është me Kinën. Por ai nuk e përjashton një pjesëmarrje të koncernit Huavei në ndërtimin e rrjetit mobil 5G, gjë që Uashingtoni e sheh me shumë dyshim. Söder në intervistën e verës vitin e kaluar për ZDF u shpreh se "gjetja e balancës mes interesave dhe vlerave është sfida më e madhe për politikën gjermane në vitet e ardhshme." Kjo nuk është ashpërsia që pret Uashingtoni.
Në drejtim të Rusisë, të dy si Laschet edhe Söder janë kundër ndalimit të gazsjellësit Nordstream2 nga Rusia në Gjermani. Laschet kërkon të ndajë nga gazsjellësi atentatin e kryer kundër opozitarit Aleksej Navalny, të cilin ai e dënoi ashpër. Söder nga ana e tij me vizitën e tij vitin e kaluar në Moskë, vazhdoi traditën e kryeministrave bavarezë për një politikë tregtare bavareze me Rusinë, pavarësisht ndarjeve politike. Vendet lindore të BE janë mjaft kritike me qëndrimin e kujdesshëm të Berlinit ndaj Moskës.
Armin Laschet në vitin 2014 madje lëvdoi rolin e Rusisë në luftën e Sirisë. "Rusët kanë paralajmëruar që nga fillimi për xhihadistët. Tek ne kjo u la mënjanë si propogandë." Madje ai tregoi një lloj mirëkuptimi për Bashar al-Asad, ku ishte e mundur edhe një lloj shumëllojshmërie fetare, dhe për Laschet islamizmi ishte shumë më i rrezikshëm se regjimi i Asadit. Disa deklarata të Laschet nuk kanë gjetur miratim tek qarqe të Unionit.
Eksperti Thorsten Benner pret prej të dy politikanëve pak a shumë vazhdimin e kursit të Merkelit në politikën e jashtme, por sipas tij, me këtë ata shpejt nuk do të shkojnë shumë larg, për shkak të pengesave që do hasin. "Nga njëra anë, sepse kursi i Merkelit për shkak të kundërshtive nuk mund të vazhdohet më aq thjesht, nga ana tjetër, sepse partnerë të mundshëm koalicioni, (sidomos të Gjelbrit) do të këmbëngulin në drejtim të ndryshimit të politikës së jashtme, si p.sh. në drejtim të Kinës, ku politika një dimensionale e jashtme e automobilëve e Merkelit e ka dëmtuar Gjermaninë." Kurse eksperti Varwick thotë, se "të dy janë profesionistë që nuk kanë ende një pikërëndesë në politikën e jashtme...dhe të dyve mund t'u besohet, se do të bëjnë një figurë të mirë në skenën ndërkombëtare." DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38