Flash News

Bota

Politikanja gjermane spërkatet me bojë përpara zgjedhjeve

Politikanja gjermane spërkatet me bojë përpara zgjedhjeve

Politikanja e majtë gjermane Sahra Wagenknecht u përball me një incident gjatë një aktiviteti të fushatës të enjten në qytetin lindor të Erfurt.

Ajo u spërkat me një bojë të kuqe përpara zgjedhjeve shtetërore të dielën.

Një burrë u rrëzua menjëherë në tokë, u prangos dhe u mor me vete nga forcat e sigurisë. 

Wagenknecht shkroi më vone në X se ishte e frikësuar por mirë.

Ndërsa askush nuk u lëndua në Erfurt, incidenti vjen pasi dhuna politike në Gjermani është në rritje. Edhe në maj, një politikane e shquar nga Berlini u sulmua dhunshëm dhe pësoi lëndime në kokë dhe qafë.

Të fundit