Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Polonia paralajmëron përshkallëzim të armatosur në kufi me Bjellorusinë

Polonia paralajmëron për një përshkallëzim të mundshëm të armatosur në kufirin e saj me Bjellorusinë, ndërsa mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë kufirin për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Qeveria polake akuzon Bjellorusinë se po i drejton emigrantët drejt kufirit, si pjesë e një 'lufte hibride'. Vlerësohet se mijëra emigrantë kanë ngritur kampe përgjatë kufirit afër fshatit polak Kuźnica. Disa u përpoqën të çanin gardhin me tela dhe rojet kufitare polake përdorën gazin lotsjellës për t’i shpërndarë ata.
Autoritetet polake thanë se janë arrestuar dhjetëra emigrantë. “Në 24 orët e fundit kemi pasur 309 përpjekje të paligjshme për të kaluar kufirin. Roja Kufitare ka lëshuar 85 urdhra për largim nga territori i Polonisë. Shtatëmbëdhjetë të huaj u arrestuan dhe do t'i nënshtrohen një procedure administrative", u tha gazetarëve të martën zëdhënësja e Rojave Kufitare polake, Katarzyna Zdanoëicz.
Nuk është e qartë nëse emigrantët e ndaluar kanë kërkuar strehim në Poloni, që është e drejtë e tyre sipas ligjit ndërkombëtar.
Emigrantët janë nga Afganistani, Lindja e Mesme dhe Afrika, kryesisht të rinj, por edhe disa gra dhe fëmijë. Në pamjet e transmetuara në televizionin shtetëror bjellorus, që nuk mund të vërtetoheshin në mënyrë të pavarur nga Zëri i Amerikës, një emigrant tha se nuk dëshironte të qëndronte në Poloni. “Jo në Poloni. Ne po shkojmë në Gjermani. Gjermania është jeta. Jo Polonia”, tha ai. Gjermania është një synim i përbashkët për shumë emigrantë që hyjnë në Evropë.
Shfrytëzimi i emigrantëve si ‘armë”
Polonia dhe Bashkimi Evropian akuzojnë Minskun për shfrytëzimin e emigrantëve si “armë” duke i ftuar ata të hyjnë në Bjellorusi dhe më pas duke i drejtuar në kufi, ndonjëherë edhe me forcë. Duke vizituar zonën kufitare të martën, kryeministri polak Mateusz Morawiecki, vlerësoi punën e 12,000 trupave që qeveria ka vendosur për të mbrojtur kufirin.
“Ne e dimë se ky është një operacion plotësisht i planifikuar, i cili synon të dëmtojë sovranitetin e vendit tonë. Kjo është absolutisht e qartë për ne”, kryeministri polak.
“Regjimi i (presidentit të Bjellorusisë Aleksander) Lukashenko po përdor civilët si armë të një lufte hibride. Ajo që mund të shohim sot janë metoda të reja dhe ju jeni një fortesë thelbësore për t'u mbrojtur nga këto metoda të reja”, shtoi ai.
Polonia mbylli të martën vendkalimin kryesor kufitar me Bjellorusinë, që është rruga kryesore për trafikun rrugor midis Evropës veriore dhe Rusisë.
Mbështetja ruse
Bjellorusia mohon akuzat se po i dërgon emigrantët drejt kufirit. Presidenti Aleksander Lukashenko akuzoi Poloninë se “ka marrë armët në dorë. Është e qartë që është një lloj stërvitjeje apo frikësimi. Sigurisht që do ta përballojmë pa asnjë ankth”, tha ai për televizionin shtetëror.
Rusia shprehu mbështetjen për aleaten e saj, Bjellorusinë dhe fajësoi politikat e Bashkimit Evropian mbi migracionin për situatën në kufi. Në një konferencë shtypi të martën pas bisedimeve me zyrtarët e Vatikanit, ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, i bëri thirrje Evropës që t'i japë ndihmë financiare Bjellorusisë.
“Vendet e BE-së duhet të kenë standarde të qëndrueshme kur bëhet fjalë për pranimin ose refuzimin e refugjatëve. Përse, kur refugjatët vinin përmes Turqisë, BE-ja ndau fonde për t'u mundësuar qëndrimin në Turqi? Përse është e pamundur të ndihmosh bjellorusët në këtë mënyrë?”, tha ai
Hakmarrje
Bashkimi Evropian thotë se Bjellorusia po hakmerret për sanksionet që blloku vendosi pas shtypjes brutale të protestave pro-demokracisë, pas zgjedhjeve të diskutueshme të vitit 2020, për të cilat vëzhguesit perëndimorë thonë se ishin të manipuluara.
"Presidentja (e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen) kërkoi shumë qartë që Bjellorusia t’i jap fund instrumentalizimit të emigrantëve për qëllime politike, gjë që po vë në rrezik jetën e njerëzve", tha të martën Dana Spinant, një zëdhënëse e Komisionit Evropian.
“Qëllimi ynë është të dërgojmë mesazhin e qartë për autoritetet e vendeve nga vijnë emigrantët se ky është një kurth i rrezikshëm, se njerëzit po joshen nga regjimi në Minsk dhe ata sillen në Bjellorusi dhe dërgohen drejt kufijve të BE-së. Ata po përballen me një situatë vërtet të rrezikshme atje”, tha ajo.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, u bëri jehonë këtyre shqetësimeve. "Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm shfrytëzimin politik dhe detyrimin e njerëzve të cenueshëm nga regjimi i Lukashenkos, dhe lehtësimin e pashpirt dhe çnjerëzor nga regjimi të valëve të parregullta të migracionit përtej kufijve të tij", u tha zoti Price gazetarëve.
Sanksionet e reja të BE-së
Pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara me Varshavën, Bashkimi Evropian tha të martën se Polonia ka mbështetjen e plotë të tij dhe blloku po përgatit sanksione të reja kundër qeverisë bjelloruse.
Evropa duhet të përdorë gjithashtu diplomacinë për të ndërprerë migrimin në burimin e tij, thotë analisti Piotr Buras. “Lukashenko po sjell emigrantë me avion nga një sërë vendesh. Këto vende, shumë prej tyre, varen edhe nga marrëdhëniet e mira me Bashkimin Evropian dhe është absolutisht e papranueshme që ata të tolerojnë këtë lloj sjelljeje”, tha analisti Buras për Zërin e Amerikës.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një bisedë telefonike sot me Presidentin rus Vadimir Putin, i kërkoi Rusisë që të ndërhyjë tek Bjellorusia për të zgjidhur çështjen e emigrantëve në kufirin e saj me Poloninë. Gjermania është e shqetësuar nga kriza e emigrantëve në kufirin Bjellorusi-Poloni, pasi shumica e tyre duan të shkojnë në Gjermani përmes Polonisë.
Ndërkohë, Rusia sot fajësoi Bashkimin Evropian për krizën e emigrantëve në kufirin që ndanë Poloninë dhe Bjellorusinë, duke e akuzuar Brukselin se po përpiqet të “ngulfat” Bjellorusinë me planet për të mbyllur një pjesë të kufirit të saj dhe bëri thirrje për bisedime direkte me Minskun.
Ndërsa emigrantët nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika bënë përpjekje të reja për të hyrë në Poloni, Moska dha një sinjal tjetër të mbështetjes për aleatin e saj, Bjellorusinë, duke dërguar dy avionë luftarakë për të patrulluar hapësirën ajrore bjelloruse.
Lituania, e cila së bashku me Letoninë ka përjetuar gjithashtu një valë emigrantësh muajt e fundit, ka filluar të vendosë më shumë trupa përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë./ VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38