Flash News

Bota

“Portat e Ferrit”/ Gratë afgane u luten ushtarëve amerikanë për ndihmë në aeroportin e Kabulit: Talebanët po vijnë!

“Portat e Ferrit”/ Gratë afgane u luten ushtarëve

Pamje rrëqethëse po bëjnë xhiron e botës nga aeroporti i Kabulit.

Në videon e publikuar nga Daily Mail, shohen gratë afgane, të cilat u luten mes lotësh ushtarëve amerikanë për ndihmë përmes derës së hekurt të aeroportit të Kabulit ndërsa talebanët gjuajnë në ajër.

Mes ulërimash, ata u përgjërohen trupave amerikanë për shpëtim, teksa dëgjohen duke thënë “talebanët po vijnë”.

Mendohet se pamjet janë filmuar në anën veriore ushtarake të aeroportit Hamid Karzai, ku janë mbledhur rreth 25,000 njerëz.

Të fundit