Flash News

Bota

Portugalia rihapë kufijtë për vizitorët britanikë, një javë pasi Mbretëria e Bashkuar e shtoi në "listën e gjelbër"

Portugalia rihapë kufijtë për vizitorët britanikë,

Portugalia do të rihapë kufijtë të hënën, për vizitorët britanikë me rezultate negative të testit PCR, pavarësisht se qeveria zgjati gjendjen e jashtëzakonshme.

Kjo e fundit do te jetë deri në fund të muajit, ndërsa vendi vazhdon të rimëkëmbet nga vala e tretë e pandemisë së koronavirusit, raporton 'The Guardian'.

Njoftimi erdhi një javë pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar shtoi Portugalinë në "listën e gjelbër" të vendeve në të cilat britanikët mund të udhëtojnë nga 17 maji pa pasur nevojë për karantinë gjatë kthimit të tyre.

Në një deklaratë, qeveria konfirmoi se turistët britanikë do të lejohen të hyjnë në Portugali nga mesnata e së hënës.

Të fundit