Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Mirëmëngjes!
Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]
■ Spanja u bë vendi i parë i Europës Perëndimore që tejkaloi një milion raste me koronavirusi këtë javë, ndjekur pas pak nga Franca. Që nga e diela në mëngjes, sipas një baze të të dhënave të New York Times, 34,752 njerëz në Spanjë kishin vdekur. Vendi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe urdhëroi shtetrrethimin në mbarë vendin nga ora 23:00 deri në 6 të mëngjesit.
■ Italia shtrëngoi kufizimet, duke urdhëruar mbylljen e hershme të bareve dhe restoranteve dhe mbylljen totale të palestrave, pishinave, teatrove, kinemave dhe sallave të koncerteve.
■ Të paktën tre ndihmës të lartë të zv/Presidentit Mike Pence kanë rezultuar pozitiv më koronavirus në ditët e fundit, duke ngritur pyetje të reja në lidhje me protokollet e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë dhe vendimin e Pence për të vazhduar me turin e fushatës.
■ Gjashtë shtete amerikane raportuan totalin e tyre më të lartë të infeksioneve të shtunën ndërsa u njoftuan më shumë se 78,000 raste të reja në të gjithë vendin, një ditë pasi ra rekordi njëditor me më shumë se 85,000 raste të reja.
■ Në Ukrainë, ku nuk lejohet votimi me postë, zyrtarët e zgjedhjeve, disa të veshur me kostume të rrezikut biologjik, shkuan derë më derë për të mbledhur fletëvotimet nga njerëzit që ishin vetë-izoluar ose të sëmurë në shtëpi.
■ Papa Françesku shpalli të dielën Ëilton Gregory-n, kryepeshkopin e Uashingtonit, si kardinal të Kishës Katolike Romane, duke e bërë të parin cardinal afrikano-amerikan.
■ Hong Kongu ka qenë prej kohësh një vend strehimi për njerëzit që i shpëtuan luftës, urisë dhe shtypjes politike në territorin e Kinës. Por ligji i ri i ashpër i sigurisë së Kinës, i vendosur këtë verë, ka çuar aktivistët e Hong Kongut të kërkojnë strehim diku tjetër. Atyre u është dhënë azil në ShBA, Kanada dhe Gjermani, duke përkeqësuar më tej marrëdhëniet midis Kinës dhe Perëndimit.
■ Një traktat që synon shkatërrimin e të gjitha armëve bërthamore dhe ndalimin e përdorimit të tyre është ratifikuar nga vendi i 50-të dhe do të hyjë në fuqi në janar. SHBA dhe tetë vendet e tjera të armatosura bërthamore në botë bojkotuan negociatat që krijuan traktatin dhe nuk kanë treguar prirje për ta pranuar.