Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

 

■ Britania e Madhe ka ndryshuar rregullat e karantinës. Pasagjerët që mbërrijnë në Britani nuk do të izolohen më shumë se 10 ditë nga 14 që ishte më herët. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi të hënën, më 14 dhjetor në Angli, Skoci dhe Irlandën e Veriut, ndërkohë që në Uells është zbatuar tashmë kjo masë.

■ Gjermania është përballur me një rritje të shifrave me Covid-19. Ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer tha se vendi duhet të bllokohet menjëherë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

■ Tajvani është ndër vendet më të suksesshme në botë sa i përket menaxhimit të gjendjes së pandemisë. Prej shpërthimit të pandemisë e deri më tani, numëron vetëm 724 raste të konfirmuara. Së fundmi, autoritetet në Tajvan kanë deklaruar se edhe kur të fillojnë vaksinimi duhet të ruhet vigjilenca.

■ Agjencia Amerikane e Barnave ka autorizuar vaksinen e koronavirusit të Pfizer për përdorim emergjent, duke lejuar miliona njerëz shumë të rrezikuar të fillojnë ta marrin atë brenda pak ditësh.

Të fundit