Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy shpallet fajtor për korrupsion, dënohet me tre vjet burg

■ Senati i SHBA mund të votojë këtë javë mbi projekt-ligjin e ndihmës pandemike të Presidentit Biden me 1.9 trilion dollarë, i cili u miratua gjatë fundjavës nga Dhoma e Përfaqësuesve.

■ Bashkimi Europian do të propozojë lëshimin e një certifikate të quajtur Digital Green Pass që do të lejojë ata që janë vaksinuar të udhëtojnë më lirshëm, tha Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian.

■ Aleksei Navalny, politikani rus i opozitës do të vuajë dënimin me burg në një koloni penale famëkeqe të ashpër në rajonin Vladimir, në lindje të Moskës, raportuan mediat ruse. Një ish i burgosur përshkroi kushtet në burg si psikologjikisht të rënda.

■ Gati dy javë pasi u shtrua për herë të parë në spital, burri 99-vjeçar i Mbretëreshës Elizabeth II, Princi Philip, u transferua në një spital të dytë në Londër, duke rritur shqetësimet për shëndetin e tij.

■ Qindra njerëz u mblodhën përpara një gjykate ku 47 politikanë dhe aktivistë të shquar pro-demokracisë u gjykuan të hënën. Demonstrata të tilla janë bërë të rralla në Hong Kong pasi qyteti vendosi kufizime të koronavirusit dhe Pekini vendosi një ligj të ashpër të sigurisë kombëtare.

■ Një dozë e parë e vaksinës Oxford-AstraZeneca zvogëlon ndjeshëm rrezikun që njerëzit e moshuar të sëmuren me Covid-19, raportuan shkencëtarët në Britani, ku 20 milion njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Të fundit